Ndonjëherë simptomat e sulmit të trurit janë të vështira për t’u identifikuar.
Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijesimit shkakton tragjedi të ndryshme
Një viktimë e ndonjë sulmi të trurit mund të pësojë dëmtime të ndryshme të trurit nëse simptomat e sulmit nuk vërehen me kohë.
Megjithatë, doktorët thonë se sulmi i trurit mund të identifikohet përmes tri pyetjeve të thjeshta:
1. Kërkojini individit të buzëqeshë
2. Kërkoni të flas dhe ta thotë një fjali të thjeshtë pa u ngatërruar
3. Kërkojini t’i ngrejë lart dy duart
Nëse ai/ajo ka probleme ta bëjë ndonjërën nga këto detyra, atëherë menjëherë thirrni emergjencën dhe përshkruajani simptomat.
Edhe gjuha mund të shërbejë si shenjë për ta identifikuar: kërkoni personit ta nxjerrë jashtë gjuhën; nëse gjuha duket e “shtrembër”, pra shkon më shumë në njërën anë të gojës sesa në tjetrën, atëherë edhe kjo është indikator i sulmit të zemrës.