Nuk ka vonuar shumë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i ka zëvendësuar me socialistë vendet vakante pas lirimit nga detyra të katër administratorëve të LSI në kryeqytet.
Burime për JavaNews.al nga Bashkia bëjnë me dije se në njësinë nr. 2 është emëruar Florjan Pullazi, ndërsa në njësinë nr, 8 është emëruar Bujar Xhafa. Gjithashtu, një emër i ri është caktuar edhe në Njësinë nr. 11 në Laprakë, e cila do të drejtohet nga Jorida Doku.
Në vend të administratorit të LSI në Bërzhitë, është emëruar Alban Shaba. Sot pasdite, kryebashkiaku Veliaj firmosi lirimin nga detyra të katër administratorëve të LSI, më konkretisht të administratorit të njësisë nr 2 Elez Gjoza, administratorin e njësisë nr 11 Gentian Arapi, administratorin e njësisë nr 8 Erjon Xhafa si dhe kreun e njësisë administrative Bërzhitë, Refik Veliaj.
Ky vendim erdhi pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës. /JavaNews/b.d