Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një fletë-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jueld Çela, si i dyshuar për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës të kryesuar nga Moisi Habilaj.
Çela ende nuk është arrestuar edhe pse SHÇBA ka ushtruar kontrolle në banesën e tij. Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori i 2014 deri në prill 2017. Ai u shkarkua nga detyra me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pak kohë pasi ky i fundit mori detyrën. Më herët, Çela ka drejtuar edhe Drejtorinë e Policisë së Durrësit. /shqiptarja.com
http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/akuzat-per-trafik-droge-jaeld-cela-u-shkarkua-nga-xhafaj-ne-prill–454595.html
ma.me