Një prej tre ish-drejtorëve për të cilët është lëshuar urdhërarresti nga Prokuroria është edhe ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode. ‘Panorama’ mëson se Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhermi në prill të këtij viti në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve. Në 7 prill të këtij viti ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë Administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.
Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë. Për “dosja Habilaj” flitet se ka rreth 40 persona për të cilët po hetohet në Shqipëri.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”. Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se përveç urdhërarrestit të Sokol Bodes janë edhe dy urdhërarrestet një për ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohilën, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila. Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim.