Një punonjëse të Policisë së Shtetit në drejtorinë e Tiranës i ka humbur arma e shërbimit.
Sipas denoncimit të bërë nga policja, pistoleta “TT” i ka humbur në rrugën “Rrapo Hekali”. Policia njofton se po punon për gjetjen e armës, ndërkohë që është pezulluar nga detyra efektivja.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku është regjistruar edhe procedimi për punonjësen e Policisë së Shtetit. /a.ç