Barcelona raportohet se është e bindur se do të transferojë futbollistin e Arsenalit, Mesut Ozil për 17 milionë sterlina.
Futbollisti do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe “Topçinjtë” preferojnë të fitojnë nga shitja e tij në janar.
Sipas mediave spanjolle, Barça fillimisht ishte e gatshme të ofrojë Andre Gomesin për ndërrim kokë më kokë me Ozilin, por “Mundo Deportivo” raporton se Barça do të ofrojë 17 milionë funte për gjermanin dhe tashmë ka nisur bisedimet me agjentin e tij Erkut Sogut. (b.an)