Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa disa ankesa për parregullsi në dy komuna, atë të Prizrenit dhe Rahovecit.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media Kujtim Gashi nga kjo parti, raporton KP. Gashi duke treguar për parregullsitë që dyshohen se janë bërë kërkon rinumërim këto vende ku janë evidentuar parregullsitë.
Gashi ka thënë se PDK nuk do t’i pranojë rezultatet e balotazhit nëse nuk rinumërohen disa vendvotime. “Ka pasur shkelje të rënda në qendrat e votimit numër 2004/A në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”, në Prizren, pastaj në vendvotimet 2004/A03R, 2004/05R, 2004A/06R, 2004A/07R. Ne tanimë kemi kërkuar edhe zyrtarisht nga PZAP që të urdhërohet rivotimi në këto vendvotime, tha Gashi.
Ai po ashtu ka treguar se janë paraqitur ankesa në PZAP edhe për parregullësi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Rahovecit. “Në qendrën e votimit “Liria” në Bellacërkë është zvogëluar numri i votave të kandidatit tonë Idriz Vehapi.
Këtu kërkojmë rinumërim të votave. Ndërsa në qendrën e votimit 1626/A në shkollën “Isa Boletini” ka pasur blerje votash për kandidatin Smajl Latifi. Për këtë rast ka edhe fotografi dhe ky rast tanimë është i hapur edhe në Prokurori dhe presim edhe këtu rinunërim”, tha Gashi, përgatiti Koha. (b.an)