Kryetari i grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ndodhet në Bruksel në krye të delegacionit shqiptarë, që po merr pjesë në “Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto, ku janë bërë bashkë përfaqësuesit e parlamentit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët janë pjesë e tryezës së Nivelit të lartë mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perëndimor.
“Shqiptarët nga 3 parlamentet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë bëhen bashkë”, shkruan Balla. /ma.me