Gazetari i shkrimit në Newsweek, për drogën dhe krimin në Shqipëri, Vincent Triest, ka qenë i ftuar në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus. Ai ka folur për këtë shkrimin, duke thënë se ka shkruar me fakte, duke iu referuar raporteve.
“Aty kam shkruar opinionin tim. E kam shkruar për një problem që ekziston dhe jo për të sulmuar Ramën. Për të shkruar një shkrim të tillë, ti propozon një shkrim, pastaj kalon disa hallka editoriale. Në shkrim janë cituar disa raporte, madje edhe ambasadori amerikan”, ka thënë Triest. /Dritare.net/a.m.