Betejën kundër kanabisit demokratët e kanë khtyer në kauzë, por propozimi i një prej “senatorëve” të saj në parlament i ka trazuar ujrat brenda opozitës. As më shumë e as më pak, propozimi e ardhur nga deputeti Tritan Shehu, lidhej me amnisti për ata që quhen punëtorët e kanabisit.
Ai kërkonte që të hartohej një draft ku të faleshin ata që punonin në plantacione për bukën e gojës. Por pyetja që ngrihet është se si t’i ndajmë ‘hallexhinjtë’ nga trafikantët, pasi vetë puna në këto plantacione është vepër penale.
Ky propozim i Shehut nuk mund të kalonte pa debate në mbledhjen e grupit të PD, forcë e cila po përjeton këto ditë sfumimin e asaj që e ka përdorur si kauzë, betejën kundër drogës. Në mbledhjen e fundit të grupit, kryetari Lulzim Basha nxitoi të distancohej nga orpozimi i Tritan Shehut. Ai tha se bëhej fjalë për një qëndrim personal, duke u kërkuar deputetëve të flasin vetëm për çështje të grupit.
Duke parë reagimet e ashpra lidhur me këtë propozim, Basha la të kuptohej se Shehu nuk do të ketë mëbshtetje. Ndëkorhë, Fatmir Mediu i pranishëm në mbeldhje, e cilësoi të papranueshëm propozimin e Tritan Shehut. Ai tha se çdo propozim duhet të konsultohet brenda opozitës, pasi nuk mund të dalë një deputetë të shprehë qëndirmet personale sa kohë mban mandat politik.
Por pas këtyre kritikave, mësohet se Basha ka devijuar debatin duke shmangur debatet mes deputetëve për këtë çështje.
/a.m.