Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka hedhur për herë të parë dritë mbi dosjen “Habilaj”, e cila njihet ndryshe edhe si dosja “Tahiri”.
Dosja voluminoze mbi 1800 faqe është përkthyer nga MD dhe do të dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit, ka dhe një dosje voluminoze, besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, tha Gjonaj. /a.ç