Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po kthehet drejt Shqipërisë.
Tahiri po kthehet nga një linjë tranziti, ndërsa aktualisht ndodhet në Vjenë, duke i dhënë fund kështu dyshimeve për një arratisje të tij të mundshme nga Shqipëria.
Ikja e Tahirit jashtë Shqipërisë, ngjalli dyshime të forta nëse ai ishte arratisur apo larguar për punë. Burimet thonë se Tahiri ka qenë në Gjermani për të zhvilluar një vizitë pranë babait të tij, që po kurohet në këtë vend.
Babai i Tahirit, Bashkim Tahiri mësohet se ka disa kohë që kurohet në Gjermani, për një sëmundje. Kjo ka qenë edhe arsyeja e largimit të Tahirit.
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje thirrje për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Ish ministri nuk është shfaqur në publik, që kur u arrestua në 1 nëntor Orest Sota. Biznesmenit iu gjetën në makinë 836 mijë euro dhe dy patenta për anije në emër të Tahirit.
a.ç