Tmerr në Francë, ku një krim brenda familjes i ka tronditur të gjithë qytetarët. Një polic francez, 31 vjeç, ka vrarë të shtunën në mbrëmje tre persona në Sarcelles (Val d’Oise) me armën e tij të shërbimit dhe ka plagosur tre të tjerë para se të vetëvritej.
Mediat franceze raportojnë se mes tre viktimave është edhe vjehrri, ndersa vjehrra, partnerja e tij dhe motra e kësaj të fundit janë plagosur. Funksionari i policisë punonte në Paris.
Nuk dihet se cilët janë viktimat e tjera, por mediat shkruajnë se dyshohet për një konflikt familjar mes palëve.
a.ç