Prej disa kohësh ka nisur funksionimin platforma online Shqipëriaqëduam.al. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla jep një shembull se si qytetari denoncues fitoi të drejtën.
Një mësues, i cili deklaron bindjet e tij të djathta, ka denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes, se kishte aplikuar për punë si mësues, por edhe pse kishte dalë i pari, mësues ishte emëruar personi që kishtë dalë i dyti.
“Zoti Kryeminister , une qe po ju shkruaj jam me profesion mesues ,jam i persekutuar politik ,ish kryetar komune ne Kastrat MMadhe,antar i PD qe 1992,i pa pune qe 2013 ,kam aplikuar ne portal ‘Mesues per Shqiperine ‘ne 2014 dhe ne 2017.Jam i pari ne test per Degen Gjeografi ne M.Madhe per fat keq ne pune ka hyre padrejtesisht i dyti i portalit.Une u detyrova te ju drejtohem ju se ne M.Madhe nuk kam gjetur zgjidhje. Me shume respekt e shprese Gjovalin Veshtaj!”, shkruante ai në platformën shqipëriaqëduam.al.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila përveçse ka urdhëruar emërimin e tij si mësues, ka shkarkuar drejtorin e Arsimit në Shkodër.
“Kam kenaqesine te informoj se prej dites se djeshme qytetari qe nuk heshti, po ngriti zerin e tij duke e percjelle ankesen drejt e tek une permes plaftformes shqiperiaqeduam.al, e fitoi te drejten dhe nisi punen. (Nderkohe kam kerkuar shkarkimin e menjehershem nga detyra te drejtorit te DAR Shkoder per abuzim me detyren dhe cenim te se drejtes se qytetarit.??)
U bej thirrje publike te gjithe atyre qe ndeshen me nje padrejtesi te zyrtareve ne sistemin tone arsimor, te mos dorezohen, te mos i luten askujt, te mos humbasin kohe duke kerkuar miq per te percuar zerin e te vertetes se tyre, po te regjistrohen ne platformen e koalicionit tone te madh me qytetaret dhe ta percjellin ankesen e tyre drejt e ne tryezen e qeverise. Ne jemi ne anen e tyre jo te zyrtareve te papergjegjshem qe luajne me fatet e te drejtat e njerezve.
Cilido qe do te kapet ne shkelje te ketyre te drejtave do te perjashtohet menjehere, nga sistemi arsimor i Republikes se Shqiperise. Arsimi nuk eshte i partive po i femijeve. Mesuesit nuk jane te partive po te Shqiperise. Kjo qeveri eshte e nje partie qe ka marre nje mandat kuqezi dhe do te qeverise per popullin shqiptar, jo per disa po e per disa jo.
Shqiperia qe duam mund te behet vetem keshtu, njerezit duhet te ngrene zerin kur perballen me padrejtesi ne zyrat e shtetit dhe ne do te vendosim ne vend te drejten e tyre duke pastruar njekohesisht edhe zyrat e shtetit. Ne duam te bejme shtet jo loje politike me fjalen shtet. Ne duam nje Shqiperi me pune e me mireqenie, qe behet vetem duke bere shtet per qytetaret pa dallim”, thotë Nikolla.