Policia e Lushnjes ka arrestuar dy persona lidhur me grabitjen e një dyqani në fshatin Kamçisht. Sipas policisë, grabitja u krye nga shtetasi Ardit Muço, por e pësoi edhe shoku i tij Almarin Bufazi që nxori në shitje mallrat, pasi ishte informuar se bëhej fjalë për marrla të grabitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:
-Ardit Muço, 23 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, Lushnje.
-Almarin Bufazi, 29 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz, Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Ardit Muço më datë 10.11.2017 ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.V, 29 vjeç, banues në fshatin Kamçisht, dhe mallrat e vjedhur ja ka dhënë për të shitur shtetasit Almarin Bufazi, duke ja bërë të ditur se janë të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhur” dhe “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga Nenet 134, 287/b, 300 të Kodit Penal./a.m.