Melaim Damzi, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak tymin e ardhur nga kaldaja.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Damzi tha se merr të gjitha përgjegjësitë dhe se reagimi i institucioneve ka qenë në kohë.
“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi.