Rritet numri i nxenesve te asfiksuar nga rrjedhja e gazit ne gjimnazin e Shupenzes, duke shkuar ne total rreth 60.
Mjeku i spitalit rajonal te Bulqizes ka bere me dije se pas kontigjentit te pare, ka mberritur edhe nje i dyte, nderkohe qe nje pjese e nxenesve te asfikuar jane derguar drejt Peshkopise, pasi ne vend nuk ka pasur kapacitet per trajtimin e tyre. Një nxënese është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Njoftimi i Policise:
Shupenzë-Bulqizë
Në vijim të informacionit paraprak ku bën fjalë për disa nxënës të një shkolle të mesme që janë asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga kaldajat ju informojmë se :
34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
25 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një nxënese me inicialet A.M, 16 vjeçe, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.