Babai i Aleksander Shkulakut, një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, ka reaguar pas ngjarjes.
Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri, raporton BalkanWeb.
“Aleksandri ishte me i pergatituri ne Ushtri, ka qene me mision e Adganistan. Djali s’kishte vleresimin financiar te merituar, merrte 290-315 mije leke te vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim qe ishte ne Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjkshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mesuar nga te njohurit tane ne Angli”, është shprehur ai.
Babai i Shkulakut tha se djali i tij nuk shkel në Atdhe për arsye ekonomike. “I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin,” tha ai.
Ngjarja
Ministria e Mbrojtjes denoncon 4 ushtarakë shqiptarë për dezertim. Mësohet se 4 komandot ishin me trajnim në Angli por nuk janë kthyer më.
Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që ka bërë denoncimin në prokurori për dezertimin e komandove. Ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci dhe se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqipëri, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ngjarja nuk është mbajtur e fshehur por se janë ndjekur rrugët ligjore.
Në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë njoftimi në prokurori. Lidhur me emrat e 4 komandove, burimet thanë për “BalkanWeb” se ngjarja është nën hetim dhe për këtë arsye nuk bëhen të ditur. /b.d