Një studiues i artit është i bindur se piktura që u shit 450 milionë dollarë (më e shtrenjta në botë) nuk është e Leonardo Da Vinçit, duke ngritur dyshime mbi origjinalitetin e saj dhe autorësinë.
Një detaj i papërfillshëm, por jo për studiuesit e artit.
Sfera që mban Jezusi në “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës) të Leonardo Da Vinçit, shitur në ankand për 450 milionë dollarë, ka qenë objekt studimi nga shkrimtari Walter Isaacson, i cili i ka kushtuar një biografi mjeshtrit të Rilindjes.
Isaacson vuri në dukje se sfera, e përkryer, nuk ndjek rregullat optike.
Isaacson deklaron se vepra mund të jetë prodhuar nga një nga ndjekësit e Da Vinçit, pasi sipas tij ka dyshime mbi origjinalitetin e saj.
Një pjesë e ekspertëve mendojnë se edhe tani, nuk është e sigurt që piktura të jetë Da Vincit, por shtëpia e ankandave “Kristi” që kreu shitjen milionere ngul këmbë se është origjinale.
Një nga ekspertët që nuk e besojnë këto tha se kujtdo që harxhon kaq shumë para për një pikturë të tillë, mirë ti bëhet. para se Krishti i Da Vincit të shitej për 450 milion dollarë, rekordin e mbante një pikturë e Pikasos me 160 milion./a.ç