23 vjeçari Ladjon Bruçi, ra në pranga e policisë së Matit pasi ishte i shpallur në kërkim që në 13 korrik nën akuzën e kërcënimit me armë zjarri ndaj shtetases F. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka dënuar në 17 korrik 2017, 23 vjeçarin për veprat penale, kanosje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Burrel
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kërcënoi me armë zjarri një shtetase
Kapet dhe ndalohet nga policia 23 vjeçari
Me datë 16.11.2017, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :
Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel.
Shtetasi L.Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13.07.2017 në bashkëpunim me shtetasin Xh.B, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri shtetasen F.T.
Për këtë shtetas me datë 17.07.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale “Kanosje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 84, 25, 278/1 të Kodit Penal.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme. /b.d