Kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo” është personi që arrestoi bosin famëkeq të mafies Italine, Toto Riina. Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte “Ultimo”.
Kapiteni që arrestoi Toto Rinën në vitin 1993, qëndron i mbuluar, lëviz me eskortë dhe nuk dihet për vendodhjen e tij, nga frika e hakmarrjes së Cosa Nostra-s, për arrestimin e bosit të tyre.
Në pronocimet për mediat ai nuk e tregon fytyrën, por vetëm sytë.
“Për mendimin tim, Toto Riina është më tepër frikacak sesa i keq“, thotë ai në një intervistë për mediat italiane.
Përveçse akuzohet për një numër të madh vrasjesh të nivelit shtetëror, Toto Riina është përfolur gjatë për lidhjet e tij me politikën