Nasip Naço replikoi sot në Kuvend me Ramën teksa tha se emri i tij është përmendur padrejtësisht si firmosës i koncensioneve.
Naço tha se gjatë kohës që ka qenë ministër Drejtësië, nuk ka firmosur asnjë të tillë.
Por Rama ka reaguar nga foltorja e Kuvendit teksa ka sqaruar se emri i është përmendur si ish-ministër, pjesë e qeverisë në tërësi.
“Nasip, emri t’u përmend si ish ministër dhe një nga njerëzit që ke punuar për të mirën e atdheut. Një gabim bëre Nasip, bëre gabimin e profesorit. Sepse ka një ndryshim themelor që e kemi diskutuar dhe bashkë. Ka një ndryshim mes koncensioneve të dhëna prej nesh dhe atyre. Tani ju jeni “ne me ta”, por unë kujtoj kohën kur ishim bashkë” – ironizoi Rama. /JavaNews/b.d