Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka sulmuar ashpër demokratët, teksa po flet prë koncesionet në seancën plenare.
Ahmetaj foli për një ish-ministër të Sali Berishës, i cili ka firmosur kontratë koncesionare ditën e diel, vetëm dy ditë para se të largohej nga detyra.
Ndërsa sfidoi këtë ish-ministër, duke i thënë se do ta presë të flasë dhe t’ia numërojë të gjitha koncesionet, edhe ata që ka firmosur ditën e diel.
Ahemtaj tha se nga viti 2004 deri më sot janë dhënë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013.
Fjala e plotë e Arben Ahmetajt:
“Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.
Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013. Kur vini këtu dhe flisni për koncesionet dhe bëni sikur ju dhemb shpirti për koncesionet dhe paratë e buxhetit të shtetit e qytetarëve, sot është një moment transparence e secili të mbajë pergjegjësinë.
178 koncesione janë bërë nga qeveria e partisë demoratike, nga të cilat 98% janë oferta të pakërkuara, pra për qytetarët, ofertë e pakërkuar do të thotë kur biznesi vjen dhe sjell ofertën e vet dhe hyn në procedurë, pra jo kur shteti, qeveria, autoriteti kontraktor, hedh ofertën në treg.
I kam me emra ministrash të gjithë koncesionet e bëra në kohë dhe po ju them që vetëm në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione.
Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti e populli ju kishte votuar të iknit nga zyra, keni bërë 38 koncesione!
Do ta mirëpres të vijë këtu e të flasë ai ish-ministër që ka qenë në atë kohë, që ka firmosur edhe ditën e Diel. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha 2 në Maj 2013 ka firmosur 4 koncesione; në qershor 2013 janë 3 koncesione të firmosura. Gusht 2013, që ishin duke ikur, ka dalë ditën e dielë, ka firmosur një kontratë ditën e Diel.
Ka firmosur 21 kontrata në shtator. Në 9 shtator, dy ditë para se të iknin nga zyra, ky ish ministër ka firmosur 21 kontrata, kur I kishte votuar populli për të ikur.
E cfarë kontratash ka firmosur? Ka një sërë kontratash ku koston ia kalonin qytetarit. Doni Rapidscan-in? 40 euro për deklaratë! Praktikisht një taksë e re! E di gjithë biznesi, I madh dhe I vogël, fason e ndërtim, prodhim e shërbim dhe ishte kosto e drejtpërdretjë për biznesin.
Doni kolaudimin e automjeteve? U rrit kosto për qytetarin!
Edhe hidrocentrali i Devollit, 50 milionë euro ishte vetëm rruga që do ta ndërtonte buxheti i shtetit, ngarkesë e drejtpërdrejtë e buxhetit të shtetit.
Doni koncesionet që ka bërë kjo qeveri në mandatin e parë?
Check up? Cfarë cmimi I vini jetës ju? Se ne jemi të majtë, e për ne nuk ka cmim për jetën. Është parandalim dhe është në themel të politikës për shëndetin publik. Sa është kosto? Është 1,537 lekë që i kushton buxhetit të shtetit, një kontroll parandalues që një qytetar nga ata 900 mijë qytetarë që e përfitojnë falas. Cfarë efekti ka? Parandalimi!
Sa kushton një protokoll i tillë i bërë në spital? 5,200 lekë. Në një sptal privat, 8 mijë lekë. Nëse 8 mijë është më e vogë se 1,537, nëse 5,200 është më e vogël se 1,537 lekë, atëherë po, ju keni të drejtë, nëse e keni përmbysur logjikën e numrave!
a.ç