Nga Mentor Kikia
Fotoja e këtij djali që mban në kurriz një kovë me mineral kromi u rikthye serish në media.
Një ekip televiziv i emisionit investigativ “Le lene” ishte ne Bulqizë dhe u prezentoi italianëve atë që ne shqiptarëve nuk na bën më përshtypje, punën e rëndë të fëmijëve.
Nuk ishte ky lajmi. Lajmi ishte se kryeministri ynë mohoi që këta fëmijë të punojnë ende. Por, pasi bëri verifikimet kërkoi ndjesë.
Ndërsa Sali Berisha, e merr këtë foto dhe ia poston Ramës si kartolinë. Pikërisht këtë, jo ndonjë më të re.
Por nuk e di që kjo foto mban për autorësi një gazetar, Fatos Baxhaku, që e ka trajtuar këtë temë ne një reportazh në kohën kur vendin e drejtonte Sali Berisha.
Le të qartësohemi. Për fëmijën e fotos dhe gjithë bashkomoshatarët e tij nuk po e vret njeri mendjen, pasi minierat i kanë marrë me koncension njerëz të fuqishëm që fëmijët e tyre nuk i lindin dhe nuk i rrisin këtu.
Problem është se shkaktohet neveri kur tentohet të bëhet politikë me fotot e këtyre të mjerëve.