Rrjetet sociale nuk kanë janë përdorur vetëm në rastin e zgjedhjeve amerikane, për të dëmtuar njërën palë. Duket se ato u përdorën edhe për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian, gjatë referendumit të famshëm. Dhe sërish “përdoruesit” janë të njëjtët: rusët!
Kështu rezulton së paku nga hetime që po kryhen, shkruan Javanews, në Britaninë e Madhe, në lidhje me 150 mijë llogari personale në Twitter, të cilat mësohet se kanë qenë jashtë mase aktive pro daljes nga BE në ditët e fundit para referendumit. “Rusia po kërkon të shpartallojë sistemin ndërkombëtar”, deklaroi të mërkurën 15 nëntor Ciaran Martin, shefi i Qendrës kombëtare të sigurisë së internetit në Londër.
Sipas Martin, ndërhyrja ruse po fokusohet në sulme kundër mediave britanike, sistemit të telekomunikacionit dhe sektorit të energjisë. Këtë e pranoi edhe kryeministrja Teresa Mei, e cila tha se “Rusia po kërkon ta kthejë informacionin në një armë, duke përdorur mediat e kontrolluara nga shteti, për të përhapur lajme të rreme, me qëllim dëmtimin e institucioneve tona”. Mei dha si shembuj konkretë rolin rus në spiunazhin kibernetik dhe në fushatat zgjedhore, pa cituar konkretisht referendumin e Brexit, shkruan Javanews.