Ngjarja ka ndodhur Petoq të Mirditës, ku dy vëllezërit, duke ruajtur bagëtitë, kanë qenë duke luajtur me pistoletë, kur aksidentalisht 15 vjeçari ka qëlluar mbi të vëllanë.Mirditë
Informacion paraprak
Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë , dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij shtetasin D.T.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.