Një lokal bar kafe eurolloto është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në lagjen ”15 Tetori”, në Vlorë.
Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.
Pas verifikimit paraprak të uniformave blu ka rezultuar se në lokalin ”bar kafe eurolloto”, në pronësi të 25 vjeçarit me inicialet D.D., prej shkaktimit të rënies së zjarrit janë djegur disa pajisje si televizorë, kompjutera dhe printer.
Dyshohet që zjarrvënia të jetë vendosur me qëllim.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
a.ç