Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka filluar procesin e vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret ne Republiken e Shqiperise duke realizuar shortimet e para ne lidhje me listen e subjekteve prioritare, sipas parashikimeve te ligjit.
Me tej, KPK ka pregatitur Formularin e Denoncimit nga Publiku, me qellim informimin nga publiku ane te fakteve ose rrethanave qe mund te perbejne prova ne lidhje me kriteret e rivleresimit.
Komisioni i Kualifikimit kërkon përfshirjen e opinionit në këtë proces të rëndësishëm jo vetëm si detyrë ligjore, por edhe morale. Formulari ëhstë i bazuar në 3 kritere: vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës si dhe vlerësimi i aftësive profesionale.
KPK thekson se misioni nuk është rishikimi i vendimeve gjyqësore, por të mbledhë të dhëna lidhur me vendime korruptive.
Formulari i Denoncimit nga publiku ndodhet në faqen online të institucionit kpk.al./a.m.
/a.m.