Hidhet shorti në Gjykatën e Tiranës ku përzgjidhen për verifikim për shkak të Vettingut gjashtë gjyqtarë.
Në lupën e Vettingut do kalojnë dosjet e gjyqtarëve Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli dhe Bledar Abdullai.
Deri më tani Komisionerët e Pavarur të Kualifkimit kanë përzgjedhur 25 dosje. Ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati. Këta janë 6 gjyqtarët e parë nga Gjykatës së Tiranes që do kalojnë në Vetting.
Artan Lazaj, ish anetar i KQZ-se, ka qene ne listen e gjyqtareve qe iu refuzua viza nga ambasada amerikane.
Aso kohe ai reagoi ashpër ndaj vendimit të ambasadës që e quajti të pakuptimtë.
Deklarata e Lazajt kundër ambasadorit Lu pas refuzimit të vizës:
“Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme. Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar. Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj. Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet. Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion”. Besoj nuk janë ISIS të refuzuarit, por njerëz të nderuar të këtij kombi që me të mirat e të këqiat kanë dhënë kontribute më shumë se çdo politikan në jetë. Kështu mbeten të pabesueshëm. Kjo nuk do të thotë që veprimet e nxituara të ambasadorit më kanë shuajtur dashurinë për USA, përkundrazi ma ndezën më tepër”.
a.ç