Qeveria greke ka vendosur që të shpërndajë 1 milionë euro për të gjithë qytetarët që u prekën nga masat shtrënguese.
Lajmin e dha vetë kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i cili tha se situata financiare është më e mirë dhe se do të jepet më shumë mbështetje që kanë nevojë.
Kriza financiare në Greqi ka prekur shumë shtresa të ndjeshme duke përfshirë pensionistët, familjet e varfëra dhe të papunët, ky është viti i dytë radhazi që Qeveria fqinje po ndihmon qytetarët që janë goditur më shumë nga kriza.
Kujtojmë se Greqia arriti që të realizojë suficitin e parë në 2016, dhe është kjo arsyeja përse Tsipras u ofron ndihmë shtetasve grekë./a.ç