Kryeministri Edi Rama dha një paralajmërim për kompanitë në lidhje me të punësuarit të cilët e kanë pagën e deklaruar vetëm 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë paga reale është më e lartë.
Ai tha se do të nisë një aksion kontrolli në të gjitha kompanitë private për të nxjerrë në pah edhe faktin e punësimeve në të zezë, apo në abuzimin me deklarimin e pagës, gjë e cila është shmangie ndaj detyrimeve.
“Në 800 kompanitë më të mëdha ne vend, 42 % e pagave janë nën 300 mijë lekë, kjo për ne nuk është e vërtetë, kjo për ne quhet shmangie nga detyrimet deri te inxhinierë që paguhen nën 300 mijë lekë për t’i ikur detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave, ata marrin para më shumë në të zezë. Kjo është një betejë që ne do ta nisim ndaj thirrja jonë për kompanitë e mëdha është ti japim fund kësaj loje se këto lojëra ne nuk do t’i pranojmë për askënd”./a.m.