Policia e Vlorës ka finalizuar një operacion të koduar “Ustai” duke arrestuar tre persona që akuzohen për vjedhjen e materialeve hidraulike dhe elektrike.
Të arrestuarit janë Arnold Tosku 18 vjeç banues në Vlorë, Eraldi Hamzallari 30 vjeç banues në Vlorë dhe adoleshenti Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore. /a.ç