Nga Artan Lame
Kete fundjave rasti me hodhi ne Liqenas, a Pustec si i thone tani. Gjendem rastesisht prane oxhakut ne klub me nje grup djem te fshatit. Pasi zeme muhabet, une:
-Ore, a s’me thoni c’kombesi keni tamam-tamam juve ketu?
-Ne? Maqedonas.
-Ore lere se c’thoni juve tani, po pleqte c’thone?
-Nga pleqte e kemi pra, maqedonas.
-Po c’ne maqedonas, kur ne kohen e pleqve s’kishte fare Maqedoni!?
Stepen pak, por pastaj ngulin kembe:
-E kemi edhe nga pleqte, jemi maqedonas.
-Ndoshta eshte me e sakte te thoni thjesht “sllave”, se kjo e pleqve te qemotshem sikur s’ka kuptim, por nejse. Po ne censusin e fundit si u rregjistruat?
-Maqedonas me te shumtit, po na e futen.
-Pse? Se na thane qe do na jepnin pashaporta per gjithe Evropen, pensione per pleqte, pune, etj.
-Po Maqedonia s’eshte vete ne Evrope, si do ju jepte juve pasaporta per Evrope?
-Eee, kshu na thane, po asgje.
-Po me mire te kishit kerkuar te beheshit greke se ata te pakten jane ne BE- bera shaka une.
-E kane provuar ca prej ketyre qe jane ne Greqi per pune, po aha, greket s’na pranuan.
Duke ditur qe ketu ne Shqiperi sapo eshte njohur edhe pakica bullgare, i ngacmoj per shaka:
-Po pse nuk e provoni nje here te thoni qe jeni bullgare?
-Ate do bejme tani. E kemi folur dhe do deklarohemi te gjithe bullgare.
-Po censusit si do ja beni?
-Ehuuu, ai shkoj e vate. Kur te behet i riu, te gjithe bullgare. Ca nga ne kane marre pasaporte bullgare dhe tani gjezdinsin ngado neper Evrope dhe si nget njeri.
Dhe une, qe e kisha nisur per shaka kete punen e bullgarllekut!
-Po si do ja beni, do i dorezoni pasaportat maqedonase?
-Po c’ti duam? Ca qe marrin vesh nga kartat kane bere edhe pasaporte maqedonase edhe bullgare.
-Dy pasaporta?! Po shqiptaren.
-Ca e kane edhe ate, po ato do i leme te gjithe, se s’duhen fare.
Nuk ma mbushi mendjen ky arsyetim i fundit, se nuk e di se sa eshte i mundur nga ana ligjore, pra qe te jetojne ne Shqiperi me pasaporta BG dhe MK pa qene fare shtetas AL.
-Po ambasadori maqedonas ka ardhur ketu?
-Ehu ka ardhur plot here. Dhe me pershkruanin ceremonite.
-Por po filluat qe ca te behen bullgare, do vije edhe ambasadori bullgar?
-Po, edhe ai na ka thene qe do vije.
-Po s’keni hall se do ju dalin rrena dhe do perplasen me njeri-tjetrin?
-Eee, se mos do i therresim te dy ne nje dite! Dhe qeshnin pa te keq.
Vazhduan edhe ca me arsyetimet e tyre naive, ku mund te gjeje gjithshka, interesa, nevoja, halle, llogari, por asnje gjurme nacionalizmi apo qofte edhe patriotizmi, per cilindo prej vendeve qe ju kish dhene sidoqofte dicka: Shqiperia token e lindjes, Maqedonia gjakun e te pareve, apo Bullgaria mundesine per ne Evrope.
Kur po cohesha te ndahesha me ta, u thashe:
-Epo atehere, po qe keshtu, ju nuk jeni as bullgare e as maqedonas, jeni thjesht shqiptare, sepse vetem shqipot per hall behen c’tu dale perpara.
Qeshem te gjithe dhe u ndame miqesisht.
Duke marre neper shi te perpjeten e qafes se Prespes, bluaja me vete se sa rehat e ne paqe do ishin tribute ballkanase nese do i kishin lene rehat te mbillnin e korrnin neper luginat e malet e tyre mijevjecare, pa i ngaterruar e bere lemsh neper fijet e karagjozllekut te nacionalizmave mikroskopike.