Baltë dhe varfëri në çdo cep të Kosovës. Jugosllavia më qellim nuk investonte në Kosovë, sepse Kosova ishte më shumicë absulute shqiptare, kurse resurset e Kosovës, Jugosllavia, gjegjësisht Serbia i shfrytëzonte në maksimum.
Një ekip i televizonit francez Antena 2 kishte vizituar fshatin Nagafc në Rahovec, më rastin e vrasjës se Nasim Elshanit, i vrarë nga policia gjatë një proteste kundër vendimit të qeverisë jugosllave për të hequr autonominë e Kosovës.
Në këtë video të siguruar nga arkivat e këtij televizioni, përveç represionit politik e policor, tregohet edhe gjendja e rëndë ekonomike dhe infrastrukturore e shqiptarëve, përgatiti Express. (b.an)