Kirurgë të tronditur kanë zbuluar në masë prej 1 kg dru dhe plastikë në stomakun e një djali 16-vjeçar.
Arjun Sah, nga India, kishte një varësi për të përtypur copëzat e plastikës dhe lëvozhgat e drurit.
Mjekët zbuluan varësinë e tij të çuditshme vetëm pasi ai shkoi në spital për shkak të dhimbjeve të tmerrshme në stomak.
I riu vuan nga sëmundja e Pica, një çrregullim i ngrënies ku të prekurit nga kjo sëmundje hanë rërë, pudër, gurë, bojë etj.
Sah menjëherë iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe mjekët arritën që ti nxirrnin 300g të masës. Më pas u përball me një operacion të tretë për të hequr të gjithë masën në stomakun e tij,
Tani 16-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetsore dhe nëna e tij falenderoi mjekët për shpëtimin e jetës së djalit.