Policia e Shkodrës vijon operacionin për arrestimin e të tjerë personave të përfshirë në tentativën e trafikimit të 1.5 tonëve kanabis që u sekuestruan sot në në kuadër të operacionit “Viluni beach”.
Mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet J. B., 20 vjeç i cili ishte shoferi i furgonit të drogës. Gjithashtu, FNSH e Shkodrës ka vënë në pranga dhe 32-vjeçarin F. M., i cili kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”.
Ai është arrestuar në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim dhe me policinë e qytetit bregdetar. 20-vjeçari i arrestuar në Vlorë ishte shoferi i furgonit që po transportonte lëndën narkotike, ndërsa gjatë orëve të paradites policia arrestoi dhe 5 persona të tjerë të përfshirë në këtë rast trafiku./a.m.