1821 – Lindi Fjodor Dostoyevski, një nga shkrimtarët më të mëdhenj rusë me famë ndërkombëtare. Puna e tij në shekullin e 20 u bë një burim i pashtershëm për një shumëllojshmëri të gjerë të studimeve dhe interpretimet letrare-teorike, estetike, psikologjike dhe filozofike. Ai ka ndikuar në literaturën e përgjithshme evropiane dhe amerikane, dhe në veçanti shpesh në që do quhej Ekspresionizmi në letërsi dhe ekzistencialistët në filozofi ( “Krim dhe ndëshkim”, “Vëllezërit Karamazov”, “Idiot”).
1855 – Vdiq filozofi danez Obi Soren Kierkegaard, përfaqësues i drejtimit anti-hegelian, kritik ndaj Krishtërimit si dogmë e Kishës dhe Shpikës i ekzistencializmit (“Koncepti i ankthit”).
1869 – Lindi Vittorio Emanuele III, mbreti italian nga viti 1900 deri në 1946. Ai u martua me Helen, vajzën e mbretit të Malit të Zi, Nikolla I. Ai ka mbështetur Musolinin dhe në 1936 u bë perandor i Etiopisë, kurse më 1939 dhe Mbret i Shqipërisë. Abdikoi në vitin 1946 në favor të djalit të tij Umberto, duke shpresuar se ky akt do të shpëtonte Dinastinë e Savojës, por italianët në qershor 1946 kërkuan plebishit për republikën. (b.an)