Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit anti-drogë në Shkodër në kuadër të të cilit u sekuestruan 1 ton drogë e llojit kanabis-sativa. Lidhur me arrestimin e një polici gjatë operacionit, kreu i PD ka sulmuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa.
Basha shkruan se polici i arrestuar i shërbente vëllait të Xhafës. Basha ka zbardhur edhe të dhëna nga e shkuara e policit. Sipas kreut të PD, Enriko Zyla mbrohej nga Habilajt në polici ndërsa sipas tij ky efektiv është dënuar në Itali për trafik droge dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias.
Postimi i Bashës:
RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE
Burime të sigurta informojnë se:
“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.”