Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.
Në shtëpinë e Mirit gjatë kontrollit të policisë u gjet një shumë monetare me vlerë 300 milionë lekë të vjetra. Miri rrezikon një denim nga 5 deri në 12 vjet burg, nëse shpallet fajtor, në bazë të akuzës për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria.
Dyshohet se pasi ëhstë dorëzuar shuma prej 20 mijë eurosh, Gentian Doda është lajmëruar me telefon se ai do të lirohej. Është zbuluar se Alban Buçi, një prej sekerëve që ëhstë bërë ndërmjetës për pagesën e parave te gjyqtari Miri, është kushëri i Gentian Dodës.