Me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të themelimit të Liceut Francez të Korçës, ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI Edmond Panariti, ka bërë një koment lidhur me situatën politike në vend.
Ndryshe nga Luan Rama dhe Petrit Vasili, dy përfaqësues të lartë të kësaj partie, të cilët ditët e fundit kanë sulmuar faktorin ndërkombëtar në Shqipëri, Panariti është shprehur më i moderuar.
Duke e vënë theksin te reforma në drejtësi, Panariti tha: “Nuk dua të komentoj për deklaratat e ambasadorëve apo të personaliteteve të tjera të politikës apo diplomacisë. Ajo që dua të theksoj është që ne duhet të vëmë në veprim komisionet e Vettingut të verifikimit të figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këto duhen bërë sepse jemi vonë, pra ëshëe humbur kohë shumë e vlefshme. Këtë pret opinioni publik, që komisioni i Vettingut të fillojë sa më shpejt në mënyrë që procesi i skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfundojë brenda mundesisht këtij viti në mënyrë që pastaj pse jo të shtrihet edhe në politikën e lartë të Shqiperisë. Këtë pret opinioni publik, çdo vonesë nuk i shërben reformes në drejtësi”.