Erion Braçe ka qenë pjesë e batutave të Ramës me banorët e Dibrës. Në një dëgjese publike me ta, kreu i qeverisë bëri një batutë me deputetin e PS-së Erjon Braçe, teksa fliste për projektet për rrugët, duke marrë shkas dhe nga projekti për rrugën e Arbrit.
“Kjo puna e rrugëve është sikur të presësh një kostum. Mëngët për Erjon Braçen dhe pjesa tjetër për mua. Kështu janë dhe rrugët. Hapen, del tjetri e bën ndryshe. Shumë rrugë të tjera që janë rajonale dhe vendore për të nxitur prodhimin bujqësor.”, tha Rama.