Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një atentati në Ekuador.
Sipas informacioneve të para të Vizion Plus, Remzi Azemi nga Kosova ka marrë tre plumba.
Kjo e fundit ka hapur xhamin e makinës, duke bërë një gabim të rëndë.
Autorët e krimit, që po udhëtonin me një motoçikletë, kanë arritur të qëllojnë përmes dritares së hapur.
Viktima ka mbërritur në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar.
Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës.
Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje.
Autoritetet thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë.
Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.
Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.
Disa media spekulojnë se ngjarja e fundit në Ekuador ka lidhje me vrasjen e Hidrit.
a.ç