Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Britaninë e Madhe ku një person gjestin human të tyre ua ka kthyer në mënyrën më të tmerrshme.
Familja nga West Midlands ka strehur një djalë të cilin gruaja e ka gjetur para një viti duke lypur pranë një dere të supermarketit dhe e mori në shtëpi duke e strehuar, por pa kaluar as një vit nga njohja e tyre Aaron Barley e masakroi me thikë atë që e shpëtoi dhe djalin e saj 13 vjeç.
Viktima Tracey Wilkinson e gjeti 24 vjeçarin në pranverën e vitit 2016 në rrugë dhe e prekur nga gjendja e të riut të pastrehë dhe të droguar e mori në shtëpinë e saj ku i ofroi ushqim dhe punë.
Por gati një vit pas njohjes, Barley masakroi me thikë 50 vjeçaren, nënë e dy fëmijëve, djalin e saj 13 vjeç Pierce si dhe plagosi burrin e saj Peter Wikinson 47 vjeç.
Vajza 19 vjeçe e familjes mundi të shpëtonte pasi në momentin e krimit ndodhej në universitet. Ende nuk dihet shkaku i sulmit.
Vrasësi kishte postuar në internet kërcënime të tipit “vrasje zbavitëse”, dhe “të gjithë ju do ta paguani”.
Në sulmin e egër, Aaron, i veshur me të zeza dhe i armatosur me thikë kuzhine, e goditi në mënyrë makabre gruan plot 17 herë, ndërsa djalin e goditi 8 herë në dhomën e tij.
Barley i tha oficerëve të policisë: “I copëtova. Ishte një rrëmujë e rrallë. I vrava ata dhe unë jam i lumtur që e kam bërë këtë. Jam i kënaqur që kam vrarë dy, por jam i mërzitur që nuk e kam vrarë burrin.”
“S’duhet ta kisha lënë kurrë pranë familjes sime atë qelbësirë”, është shprehur bashkëshorti i viktimës, Peter në gjyq ku vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm.
a.ç