Nuk di të mos jetë i sinqertë Dashamir Shehi. Politikani i njohur ka dhënë një mesazh të fortë për të rinjtë shqiptarë, në një interviste në INTV Shehi u ka bërë thirrje të rinjve të mos i futen politikës sidomos në moshë të re.
“Mos u politizoni shumë. Rinia eshte per ta jetu, eshte per te lujt basketboll, futboll, është për të shku me gjet gocën që do, është për të dëgju muzikë.
Mos u politizoni nga 16-17 vjeç, se është krim i madh. Mos e shpërdoroni atë që u ka dhënë Zoti se ka kohë për t’u marrë me politikë dhe kur vjen dita për t’u marrë seriozisht do jeni më plot me rininë që keni kalu.
Do të jeni edhe në politikë më të mirë. Se një qen bir qeni që nuk ka pas rini, që s’ka pas një të dashur, që s’ka lujt noj herë, që s’e ka dasht shoqnia, edhe në politikë do të nxjerri inatin nga fundi i shpirtit”, u shpreh Shehi.