Deputetja e PD-së në Vlorë Nada Meçorapaj ka folur sot përzhvillimet në Himarë dhe prezencën e Partisë Demokratike atje. E ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH Meçorapaj tha se në Himarë po prishen ndërtesa 300-vjeçare pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës.
Kësaj pyetjeje, ajo nuk iu përgjigj dot, duke lënë të kuptohet se çështja e Himarës po shfrytëzohet nga opozita thjesht për debat politik dhe jo për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Gazetari Enkel Demi: Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?
Nada Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…
Gazetari Enkel Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?
Nada Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.
Gazetari Enkel Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.
Nada Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.