Stephen Hawking, një ndër shkencëtarët më të njohur në botë, ka paralajmëruar se njerëzit do të shkatërrojë botën, duke e kthyer në një ‘top të zjarri’ brenda 600 viteve të ardhshme.
Fizikanti i njohur beson se rritja e popullsisë dhe kërkesat gjithnjë në rritje për energji do ta çojnë njerëzimin drejt katastrofës brenda vitit 2600.
Ai argumenton se njerëzit duhet të kërkojnë rrugët për ta shmangur këtë, duke shikuar për yjet me shanse jete afër Tokës.
Sipas “Mail Online”, Hawking këto komente i bëri gjatë një videokonference me “Tencent Web Summit”, mbajtur në Pekin.
Kozmologjisti britanik mbështet fuqishëm “pushtimin” e yjeve nga njerëzit, dhe si yllin më të favorshëm ai shikon Alpha Centaurin 25 trilionë milje (4.37 vite dritë) larg.
Po si do të arrihet deri atje? Për këtë ai tërheq vëmendjen tek teknologjia që mundëson lëvizjen me anë të rrezeve të dritës.
“Një sistem i tillë mund të arrinte në Mars në më pak se një orë, të mbërrinte në Pluton brenda ditësh, të kalonte Voyager në më pak se një javë dhe të mbërrinte në Alpha Centauri në vetëm 20 vite.”
Ndërsa, me anijen më të shpejtë kozmike të ditëve të sotme do të duheshin plot 30 000 vite për të arritur deri atje.
Astronautët mendojnë se në sistemin me tre yje të Alpha Centauri ka arsye për të besuar se ka shanse për kushte të jete, të ngjashme me Tokën.
Kjo nuk është hera e parë që Hawiking ka parashikime ogurzeza për njerëzit dhe planetin tonë. Më parë ai ka paralajmëruar njerëzit për rrezikun që mund tu vijë nga Inteligjenca Artificiale.
a.ç