Tetë shqiptarë janë vënë në pranga në kryeqytetin helen për trafikim të lëndëve narkotike. Nga informacionet e para raportohet se shqiptarët dhe dy të rinj të tjerë me shtetsi greke janë arrestuar duke shpërndarë drogë pranë shkollave në Zografo, Kaisariani, Pagrati dhe Virona. Tre muajt e fundit kanë qarkulluar 12.5 kg marijuanë dhe kanë fituar 100.000 euro. Të gjithë të arrestuarit janë të moshave 16 deri 26 vjeç. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre. /ma.me