Lyoni siguroi fitoren e katërt radhazi në Ligue 1, pasi kaloi lehtësisht 5-0 në transfertë një rival historik si St.Etienne. Skuadra që drejtohet nga Genesio ndoshta as vetë nuk e kishte menduar se rrjedha e lojës do të shkonte gjithmonë në favor të saj, duke u ndihmuar edhe nga episodet.
Por gjesti i Nabil Fekir ka shkaktuar incidente në fushë. Fekir i tregoi fanellën tifozëve të St.Etienne, çka provokoi kaos në stadium.
a.ç