Një shtetase është gjendur e pajetë në fshatin Qafa e Malit në Fushë-Arrëz. Mësohet se Bardhe Paluca është gjendur e vdekur pranë një parcele bujqësore.
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën teksa kanë marrë në pyetje familjarë dhe të njohur.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe nëse trupi i të ndjerës ka shenja dhune.