Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krijimin e Task-Force për zbulimin e lidhjeve kriminale dhe goditjen e tyre.
Përmes një statusi në Facebook, Paloka me ironi thotë se me siguri Rama do të zbulojë që me krimin është e lidhur opozita.
MESAZHI I PALOKËS
Rama, Task-Force per zbulimin e lidhjeve te krimit me politiken…?!!
Me siguri do zbuloje qe me krimin eshte e lidhur opozita.
Madje dhe per deputetet e inkriminuar te rilindjes dhe per Tahirin dhe per gjithe llumin e krimit ne administraten e rilindjes , te jeni te bindur qe “fajin e ka opozita dhe mediat e kazanit”. /b.d